Afera McGonigal/ Nesho: SPAK do të diskreditojë veten nëse nuk heton Ramën!

0
131

Për të folur për detajet e reja të dhëna nga Zëri i Amerikës së fundmi në lidhje me skandalin McGonigal, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri TV diplomati Agim Nesho.

Nesho u shpreh se SPAK duhet të tregojë vetën që nuk është i kapur, nëse kësaj çështje i shkon deri tek kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Moderatori Flavio Qarri: A po zhytet kryeministri në një spirale, në një rreth vicioz, nga i cili nuk ka se si del më? Se e shohim që duke pasur parasysh deklaratat e veta se është në modalitet krize dhe s’po arrin dot të veprojë aq shumë sa zullumi?

Nesho: Kjo është e drejtë dhe ajo që po diskutoni ju, tregon që kryeministri dhe atë makinë propagande që kërkon gjithmonë të devijojë nga gjykimet e çështjeve që ndodhin konkretisht, tani më duket se i kanë mbaruar gjitha argumentat. Ajo që ka rëndësi në këtë rast dhe hapja nga SPAK-u e çështjes McGonigal me një kërkesë të opozitës shqiptare, është diçka tepër e rëndësishme në këtë çështje. Pse?

Kjo çështja në Amerikë e ka sqaruar pozicionin e qeverisë shqiptare si një qeveri të korruptuar të kryeministrit shqiptar, i cili jo vetëm ka krijuar një shtet të kapur dhe të korruptuar brenda që bashkëpunon me të gjithë oligarkët e botës, duke përfshirë dhe oligarkët rusë, por ka kërkuar që të korruptojë edhe agjentët e FBI dhe institucionet më të rëndësishme të shtetit amerikan.

Në këtë kuptim, për politikën amerikane kjo çështje është e qartë sepse që nga Juria e Madhe e Kalifornisë kur ka filluar çështja McGonigal, është kërkuar nga prokurori federal që kryeministri shqiptar, njësoj si të tjerët, të jetë nën hetim.

Por ky kryeministër është mbajtur këtu sepse këtu nuk ka drejtësi të pavarur, këtu shteti është i kapur, ky mbahet mezor në bazë të presionit, të forcës dhe manipulimit të institucioneve. Tani kemi arritur në një fazë tepër kritike. Kjo kërkon që o SPAK-u, për të cilin SHBA kanë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzojë para nga taksapaguesit e tyre, do të tregojë që është një institucion i pavarur për një çështje që është gjykuar dhe është dhënë vendim nga drejtësia amerikane.

Duke përfunduar dua të them një gjë: që SPAK o do të diskedtitojë veten e tij nëqoftëse nuk vete deri tek Rama, se amerikanët  e dinë sot në të gjitha nivelet e saj, duke përfshirë dhe Kongresin amerikan, kur flitet për qeverinë shqiptare të Edi Ramës, quhet një nga 20 qeveritë më të korruptuara

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here