Varfëroi e shpopulloi Shqipërinë si asnjë pushtues, por Rama në Samitin e Shkupit, kritika vendeve të BE

0
98

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit, “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”

Kryeministri Edi Rama, para nisjes së takimit tha se ky është një hap i madh për të qenë pranë unionit. Rama u shpreh se KE-ja ka futur në agjendë përshpejtimin e integrimit të tregut të Ballkanit në tregun e BE-së.

“Para një viti në Tiranë duhej të ballafaqohej me një lloj melankolie nga ana ime në lidhje me BE-në dhe me të vërtetë ishte i durueshëm dhe më dëgjoi. Fakti që procesi i integrimit deri më tani…Them se problematika mes asaj që marrin vendet anëtare me atë që ne marrim është dëshpëruese. Konvergjenca është dëshpëruese dhe ky është fakt. Një vend fqinj që është në BE merr 400 mijë për qytetarë, ndërsa në 130. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë, por gjithsesi ekziston dëshpërim në këtë pikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here