Gjykata e Lartë shprehet në 27 shkurt se ku do hetohet dosja me 4 viktima e “21 janarit”

0
102

Përmes një rekursi të depozituar në Gjykatën e Lartë nga familjarët e 4 viktimave të dosjes së “21 janarit”, pritet që në datën 27 shkurt 2024 një kolegj penal i kësaj gjykate, të vendosi nësa çështja penale shumë e përfolur, do i mbetet për ta hetuar SPAK apo prokuroria e Tiranës.

 

Rekursi i familjarëve të Aleks Nikaj, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, erdhi si kundërpërgjigje e vendimit të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila vendosi të shpallë moskopetencën lëndore të kallëzimit penal të familjarëve, Partisë Socialisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, duke kaluar çështjen për hetime të mëtejshme akuzës së kryeqytetit.

Hetimet që po kryhen nga prokuroria e Tiranës po mbahen parasysh dhe aktet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë lidhje me këtë procedim penal.

Por tashmë, pritet që në 27 shkurt Gjykata e Lartë të qartësojë përfundimisht se kush do jetë organi hetimor që do hetojë rastin e vrasjes së 4 demostruesve në 21 janar të 2011 në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës prej disa vite kryen veprime hetimore lidhur me identifikimin e autorëve të Gardës së Republikës që kryen vrasjen e protestuesit, Aleks Nikaj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here