Dogjani: Nuk ka forcë, regjim, diktaturë që e ndalon fuqinë e një populli

0
96

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani gjatë fjalës në tubimin qytetar të mbajtur poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se qytetarët duhet të protestojnë çdo ditë.

‘Do na duhet të protestojmë në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo qytet, kudo ku jemi.Të protestojmë ndaj këtij regjimi që fëmijët tanë të kthehen nesër në këtë vend, sepse mendojeni se sot kanë ikur 1.5 mln shqiptarë, por pas 4-5 vitesh nëse ne bashkë nuk e ndryshojmë gjendjen, këta që kanë ikur do të marrin vëllezërit, motrat, prindërit e tyre dhe Shqipëria do të braktiset nga shqiptarët.

Nëse ne nuk protestojmë vazhdimisht, unë jam i bindur se edhe ju këtu dhe ata të tjerët që janë në opozitë me qeverinë, unë jam i bindur që do të ja dalim dhe do të ju kthejmë shqiptarëve, dinjitetin, vendin e tyre.

Do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe do të fitojmë.

Nuk ka forcë, regjim, diktaturë që e ndalon fuqinë e një populli dhe fuqia juaj është e jashtëzakonshme dhe ne do të fitojmë’, tha Asllan Dogjani gjatë fjalës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here