Akuzohet se abuzoi s*ksualisht me një 16-vjeçare, Gjykata e Tiranës lë në burg mjekun Dervish Hasi

0
91

Gjykata e Tiranes ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Dervish Hasin, mjekun kardio-kirurg, i akuzohet se abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur, të cilën e prezantonte edhe si gruan e katërt.

Mbi Hasin rëndojnë akuzat e “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”.

Dy ditë me parë, policia arrestoi 42-vjeçarin, pasi  dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë partneren e tij të mitur. Hasi, ka deklaruar se është besimtar, madje kishte edhe tre partnere të tjera.

E mitura abuzohej në sy të grave të tjera, filmohej dhe më pas videot shpërndaheshin në një grup “ËhatsApp”-i. Policia thotë se në atë grup ishin katër persona, duke mos shpjeguar se kush janë këta katër persona që përdornin videot e së miturës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here