Grabitën bankomatet në Tiranë me karta të klonuara, shpallen në kërkim 3 rumunë

0
92

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim tre shtetas rumunë, pasi akuzohen se kanë grabitur shuma monetare duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, kartave te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM, me mjete të forta, për të ndërhyrë në sistemet e tyre.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Goldish Axe” janë shpallur në kërkim shtetasit: F. O., 51 vjeç, M. M., 45 vjeç, A. S., 20 vjeç, të tre shtetas Rumun dhe banues në Rumani. Gjithashtu, ka kaluar në alert edhe mjeti tip “Volkswagen”, të cilët autorët kanë përdorur për të lëvizur, gjatë ngjarjeve.

“Nga veprimet hetimore intensive të kryera ka rezultuar, se këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur, me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke demtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Policia njofton se vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve kriminale dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here