Felix Bilani: Nëse bëhemi të gjithë bashkë atëherë Rama do të rrëzohet lehtë!

0
102

Fotoreporteri i njohur, Felix Bilani, i cili ishte pjesë e protestës që po zhvillohet kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha u shpreh se, nëse bëhen të gjithë bashkë atëherë Rama do të rrëzohet lehtë.

Bilani ndër të tjera në fjalën e tij u shpreh se Rama po shtrëngon litarin e bukës për të shtypur shqiptarët dhe prandaj reagimi është më i domosdoshëm se kurrë.

“Shpesh ne gabojmë me termin demokraci, pasi demokracia nuk është thjeshtë lëvizja jashtë shtetit por është fjala, atë që Hoxha e bëri për 45 vite që hoqi lirinë e fjalës dhe bukën.

Konica tha më mirë të shtrëngojmë rripin me dinjitet, se sa tërë jetën të ulërasim për buk, Rama atë po bën, litarin e bukës, pasi Shqipërinë e dha të gjithën me koncension, vendi është ndarë mes Ramës dhe Veliajt se kush vjedh më shumë.

Një popull që hesht është i destinuar të zhbëhet, një popull që flet është i destinuar të jetojë në liri. E vërteta është drita që ndriçon errësirën, zëri që denoncon padrejtësinë dhe forca që kundërshton shtypjen, a mos vallë kjo është ajo që Berisha po bën nga 10 vite, atëherë të gjithë bashkë mund ta rrëzojmë Ramën dhe le të nisi çdo gjë nga kjo rrugicë”, tha ndër të tjera Felix Bilani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here