‘Rrugët lënë rrugëve’, Teliti: Ndryshuan ligjin e prokurimeve që të vjedhin

0
96

Këshilltari për çështje ekonomike në PD dhe nënkryetar  i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti është shprehur se ‘rrugët janë lënë rrugëve nga qeveria’.

I ftuar sot në në Syri tv Teliti është shprehur se lekët janë marrë por rrugët nuk janë bërë.

Teliti: Rrugët janë lënë rrugëve, jo nga qeverisja e Partisë demokratike. Por ato janë lënë rrugeve, rrugët janë harbuar gjatë këtyre viteve. Paratë i kanë marrë por rrugë nuk janë bërë. Është fenomen i përgjithshëm. Financojmë inceneratorë që nuk ekzistojnë. Çojmë para për rrugë që nuk bëhen. Dhe emblematika më e madhe ka qenë ajo protesta e unazës. Doli këtu një lot prej 2.2 kilometrash që do kushtonte 48 milionë euro. Që i bie afërsisht 23 milionë euro kilometri. Që nuk ka vend të botës. Edhe në vendet e Evropës veriore që i kanë kushtet klimatikë shumë të vështira që janë më vepra arti, me tunele, me ura me këmbët e tyre nga 70 – 80 metra dhe nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë që për një kilometër linear siç e kemi neve, të jetë shpenzuar një shifër e tillë.

Ata janë mandatuar që ta bëjnë mirë punën dhe jo të vjedhin.

Kjo ka filluar në vitin 2014 ku u bë ndryshimi i ligjit të prokurimit publik. Deri ne këtë viti për të bërë një prokurim publik, sado e madhe të ishte vlera duhet të ishin të paktën tre ofertues. Tre sipërmarrje qe do konkurronin me njëra –tjetrën. Në rast se nuk kishte tre ofertues, tenderi anulohej, nuk kryhej. Në vitin 2014 u ndërmorën ndryshime ligjore nga qeverisja dhe e hoqën konkurrencën. Thanë, edhe më një ofertues vepra mund të bëhet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here