Debatet në Komisionin e Medias/ Bardhi- Merita Bakiut: Pazaret i bën shefi jot, Basha është zagar që ka shitur demokratët!

0
111

Debatet dhe tensionet në Komisionin e Medias kanë vijuar. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është përplasur edhe me deputeten Merita Bakiu pasi kjo e fundit po mbronte Lulzim Bashën nga akuzat e Bardhit.

Ky i fundit iu drejtua Bakiut duke i thënë se pazaret i bënte “shefi” i saj, referuar Bashës, të cilin e quajti shërbëtor të regjimit dhe zagar të shitur.

Debati:

Bardhi: O Merita ka mundësi ti…

Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp tju vijë

Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa.

Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa

Noka: Jeni me Edi Ramën

Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju

Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do pushosh tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.

Bakiu: Unë jam me PD

Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here