Ministri i Jashtëm mesazh Serbisë nga Kosova: Nuk i çohet më ushtria fqinjit te kufiri

0
80

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Hasani e zhvilloi takimin e parë me homologen e tij, Donika Gërvalla ndërsa pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për media

Kryediplomati i Shqipërisë theksoi se siguria dhe stabiliteti i rajonit është më i kërcënuar se kurrë më parë.

Teksa u pyet mbi rrezikun për sulme të tjera në veri të Kosovës, Hasani theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë, ndërsa dha edhe një mesazh për Serbinë teksa u shpreh se nuk është më koha kur i çohen ushtri fqinjit te kufiri.

“Kosova ka një aleat të përjetshëm dhe të padiskutueshëm që është Shqipëria, në çdo rast Shqipëria do të jetë pranë Prishtinës dhe pranë gjithë shqiptarëve të Kosovës. Ne ndjekim me vëmendje zhvillimet në kufi të Kosovës. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shek. XXI, nuk i çohen ushtri fqinjit më te kufiri dhe askush nuk duhet ta vazhdojë më këtë lojën që është qesharake pasi të gjithë jemi të qartë që garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës është NATO, ku edhe Kosova është pjesë”, tha Hasani.

Lidhur me sulmin në Banjskë, Hasani theksoi se autorët dhe organizatorët duhet të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi. Po ashtu, ai i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të shtyjnë përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një tur që ka për qëllim ndarjen e ideve mbi punët që duhet të bëjmë të gjithë së bashku për të mirën e rajonit. Rajoni është duke kaluar sot një moment delikat, ku siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuar se çdo moment tjetër. Sulmi në veri të Kosovës ishte një akt kriminal. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Autorët, organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë, kjo është e domosdoshme për të parandaluar të tjera përshkallëzime. Çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. Ne i bëjmë thirrje partnerëve tanë që të shtyjnë përpara dialogun”, deklaroi Hasani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here