Primaret në SHBA/ Sondazhet: Trump epërsi historike ndaj kandidatëve të tjerë

0
109

Donald Trump po shkon drejt fitores në zgjedhjet paraprake republikane në Iowa. Sondazhi i fundit i Des Moines Register e tregon atë me 48%, një epërsi prej 28 pikë përqindjeje ndaj Nikki Haley. Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut është në fakt e dyta me 20%, përpara Ron DeSantis që ra në vendin e tretë me 16%.

Ne do të fitojmë. Shkoni votoni dhe shpëtoni Amerikën”, u tha Trump mbështetësve të tij, që tejkaluan temperaturat e ftohta për ta dëgjuar atë në Kolegjin Simpson në Indianola, jo shumë larg Des Moines.

Nëse gjetjet do të konfirmoheshin, ish-presidenti do të hynte në histori. Asnjë kandidat nuk ka fituar ndonjëherë me një diferencë kaq të madhe.

“Haley nuk është në lartësinë e detyrës” si presidente, “ajo nuk është aq e fortë”, shtoi ai duke folur me elektoratin, me të cilin u zotua “t’i japë fund pushtimit” të emigrantëve dhe “të parandalojë fitoren e demokratëve në 2024”. “Jam paditur katër herë, më shumë se Al Capone”, nënvizoi Donald Trump më tej.

Më pas, kritikoi DeSantis, të cilin e quajti një “zhgënjim” – dhe sulmoi Vivek Ramaswamy, kandidatin republikan që shumë e kanë përcaktuar si “Trump i mijëvjeçarit të ri”.

“Ai nuk është “MAGA” (Make America great again), mos e shpërdoroni votën”, shtoi ish-presidenti, i shqetësuar për një pjesëmarrje të ulët të mundshme në zgjedhjet për shkak të të ftohtit polar që mund ta penalizojë.

Trump gjithashtu e di mirë, nga përvoja personale, se asgjë nuk duhet të merret si e mirëqenë në sondazhe duke pasur parasysh se grupet parlamentare republikane janë sekrete dhe kjo mund të rezervojë surpriza. Në vitin 2016 ai ishte përpara në të gjitha sondazhet në Iowa, por në fund ishte senatori i Teksasit Ted Cruz ai që shpalli fitoren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here