U rrëzua aksidentalisht nga pema, dërgohet te Trauma 47-vjeçari nga Përmeti

0
88

Një 47-vjeçar në Përmet është rrëzuar nga pema dhe si shkak i lëndimeve fizike është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Sipas policisë lokale ngjarja ka ndodhur ndërsa 47-vjeçari me inicialet A.Dh ishte duke krasitur një pemë, pishë, në lagjen “Varosh”, në qytetin e Përmetit.

Dyshohet se teksa po priste degët e pemës ka rënë aksidentalisht nga lartësia e saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 47-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here