Kriza e fasonëve, kambana e fundit e alarmit për një ekonomi të drejtuar nga paraja e krimit dhe korrupsionit!

0
100

Nga Erisa Xhixho:


Biznesi fason rrezikon falimentimin total.

Biznesi fason vijon të tkurret me ritme të frikshme, rasti i radhës është Korça me 550 persona të papunë.

Kriza e çmimeve, rënia e euros dhe mbiçmimi artificial i lekut po detyrojnë dhjetëra sipërmarrës të mbyllin aktivitetet e tyre, duke lënë pa punë gra e vajza në Tiranë dhe qytetet e tjera.

📌 Vetëm në javën e fundit, në të gjithë Shqipërinë janë shkurtuar 1 200 vende pune.

📌Me këtë ritëm do të kemi humbur gati 25 mijë vende pune deri në verë

📌Kostoja e mbylljes së këtyre biznesve do të jetë tepër e lartë për mijëra familje, të cilat nuk kanë burim tjetër të ardhurash

📌Ky biznes punëson rreth 75 mijë njerëz, kryesisht gra dhe vajza. Shkurtimi i vendeve të punës do të përkeqësojë situatën ekonomike të gruas, sidomos në rrethe, ku mundësitë janë të kufizuara.

Të pambështetur nga qeveria, fasonët dhe eksportuesit janë para zgjedhjes së vështirë :  të largohen nga vendi ose të ulin qepenat.

Kriza e fasonëve është kambana e fundit e alarmit për një ekonomi të drejtuar nga paraja e krimit dhe korrupsionit.

Ajo provon edhe njëherë se biznesi i ndershëm e që paguan taksa i paguan i pari pasojat e krizës dhetë keqqevrisjes. E bashkë me të, fatkeqësisht edhe mijëra qytetarë që humbin punën me të cilën ushqehen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here