Dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një të mitur, arrestohet një 35-vjeçar në Divjakë

0
90

Një 35-vjeçar në Divjakë është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare, njofton policia e Fierit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga shtetasin A. A., 35 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka nisur procedim penal ndaj një 17-vjeçari në Fier, pasi një bashkëmoshatare e ka denoncuar në polici.

Sipas adoleshentes, 17-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Policia e Fierit njofton se po kryhen veprimet për verifikimin e kallëzimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Vijojnë veprimet për të verifikuar kallëzimin”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here