Dominon më shumë COVID se gripi, Brataj: Ja kur duhet t’i drejtoheni spitaleve

0
67

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se virusi që po dominon aktualisht në Shqipëri është COVID, megjithatë shtoi se nuk ka vend për panik, siç u përjetua përgjatë pandemisë.

Brataj, i ftuar në A2 CNN, tregoi edhe se si mund të përballemi me virusin dhe kur duhet ti drejtohemi spitaleve për të marrë ndihmë mjekësore.

“Predominon COVID te ne. Nuk ka vend për panik, ka vend për kujdes. Jemi në kulmin e gripit, është në fazën e rritjes akoma, numrat mund të shtohen edhe më shumë, sidomos që temperaturat kanë rënë. Shkaktar kryesor janë festat e fundvitit, ku bëhemi të gjithë bashkë. Kemi 3 viruse, mbivendosje viruset, veç gripit është COVID dhe RSV, COVID nuk është zhdukur fare, e kemi thënë që mund të shfaqet si grip sezonal.

Do ketë rritje të shifrave, njeriu i shëndetshëm nuk krijon komplikacione, personat me sëmundje bashkëshoqëruese mund t’i shkaktojë një riaktivizim të sëmundjes, pra duhet të jenë më të kujdesshëm, qëndroni në të ngrohtë, lëngje dhe regjim shtrati.

Fëmijët që përballen me gripin, COVID për herë të parë, temperatura nuk është e keq, tregon që trupi po reagon, s’duhet të kalojë 39 temperatura, kur ka vështirësi frymëmarrje, kur ndryshon ngjyra e lëkurës, apo e buzës, nëse ka një si përgjumje, duhet të dërgohet në spital”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here