”Ministria e Kulturës si ‘aneks’ i Ekonomisë”, Zhupa: Trashëgiminë kulturore duan ta kthejnë në trashëgimi koncensionare

0
80

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se shkrirja e ministrisë së Kulturës me atë të Ekonomisë ka mision që trashëgiminë kulturore ta kthejë në trashëgimi koncensionare.

Zhupa: Nuk është thjesht një ndryshim në qeveri, por është edhe shkrirja e një ministrie shumë të rëndësishme sic është ministria e Kulturës dhe kalimi i saj si një aneks i ekonomisë.

Lidhet drejtpërdrejtë me atë që ka nisur në kulturën shqiptare, që lidhet me platformën e koncensioneve në trashëgiminë kulturore dhe me platformën e trajtimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore si një mall tregtar.

Them që ka nisur pasi sic e përmendët është bërë me Butrintin, i cili sot ka një formë koncensionare.

Unë kam publikuar para disa kohëve se si janë bërë planet e menaxhimit për të dhënë me koncension Pallatin e Brigadave, Amfiteatrin e Durrësit, Kalanë e Gjirokastrës, etj.

Shkrirja e Kulturës me Ekonominë është misioni që trashëgiminë kulturore ta kthejnë në trashëgimi koncensionare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here