Agron Shehaj: Rama i fali 19 mijë metra katrorë tokë kompanisë me pronarë të fshehtë, e bëri “investitor strategjik”

0
91

Deputeti Agron Shehaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të denoncuar një skandal me dhënien e statusit “investitor strategjik” kompanisë “Adriatic Resorts”, njëkohësisht edhe mijëra metra katrorë tokë publike, një entiteti të cilit deputeti thotë se nuk i dihen pronarët.

Shehaj tha se po falet prona publike, personave të panjohur, ndërkohë që qeveria nuk bën transparencë, por e ka pajisur me status investitori strategjik, duke mos e ditur fare se kush është përfitues.

“Problemi i kësaj shpallje investitori strategjik, kemi të bëjmë me faljen e pronës publike, 19 mijë metra katrorë. Ky investitor sipas qeverisë, do të sillte përfitime për ekonominë dhe shtetin. Ajo që ndodh ka të bëjë me përfituesit e tokës publike dhe statusin investitor strategjik.

Ligji është bërë për të thither investime dhe investitorë strategjikë. Në rastin konkret është shpallur pa e ditur se kush është investitori. Gjithmonë kur kemi të bëjmë me përfitues të fshehtë, si në rastin e Unazës, inceneratorët, cila është arsye pse fshihet përfituesi? Ky është thelbi. Po flasim për tjetërsimin e tokës publike.

Si mund të jetë strategjik dikush që nuk njohim? Ky është tjetërsim i pronës publike. Përdorim i aseteve publike për interesa personale dhe interesa politike. Pse kryeministri duhet të nënshkruajë kontrata me subjekte të cilat i mban fshehur? Pse i fsheh përfituesit?

Në të gjitha rastet kur qeveria ka mbajtur të fshehur përfituesin, kanë dalë afera si me Unazën. Edhe për Unazën e Re, “amerikan” ishte gjoja.

Në të gjithë rastet kur mbahet e fshehtë, ka një arsye. Është e papranueshme të jepet prona publike dikujt që nuk njihet.

Janë dy individë, pronarë fiktivë, dy nënshtetas amerikanë. Njëri është shqipar me orgjinë, Engjëll Pasha, me nënshtetësi amerikane. Flasim për dy individë, që nuk janë sipërmarrës, njëri është broker (ndërmjetës), tjetri thjesht një konsulent.

Pronarët janë të fshehur. Janë të paktën tre kompani, njëra në Angli dhe dy në Amerikë, që duhen për të fshehur pronarët e vërtetë”, tha Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here