Dinamika e atentatit me snajper në Vlorë, gazetari: Qitësi dyshohet të jetë ish-ushtarak. Pse vrasja është më e mirëorganizuar

0
92

Gazetari i News 24 në Vlorë, Enrik Mehmeti tha në “Open” se atentati i një nate më parë në Vlorë, ky mbeti i vrarë Gëzim Sinomati, është ndër më të organizuarit nga mënyra se si është kryer. Ai thotë se vrasja me snajper dyshohet të jetë kryer nga qitës profesionist.

“Mendohet se mund të ketë qenë person i huaj. Në vitet e fundit, ka pasur rreth tre atentate të tilla. Sa i përket autorëve, ka pasur një ndjekje të automjetit drejt stacionit të trenit dhe aty, falë edhe errësirës, autorët kanë arritur të largohen. Autori dyshohet të ketë qenë në sheshpushimin e një objekti tjetër prej rreth 35 metrash.

Viktima lëvizte lirshëm në qytetin e Vlorës, ndërsa familjarët e tij ecnin me automjete të blinduara. Në vendin nga ku është kryer qitja, nuk ka pasur lëvizje të banorëve. Vetë policia ka hedhur edhe një dyshim tjetër, është se autori mund të ketë qëlluar edhe nga një automjet në lëvizje. Nëse është realizuar nga automjeti tip BMW i bie që procezioni ka qenë shumë më i lartë. Ka shumë atentate që realizohen nëpërmjet automjeteve tip BMW.

Në atentatet e mëparshme janë përdorur kryesisht kallashnikovë dhe pistoleta, por në këtë rast është përdorur me një snajper me precizion të lartë. Hetimet që po kryhen është për shkak të dyshimeve se mund të jetë një ish-ushtarak i trajnuar mirë. I riu lëvizte në qytetin e Vlorës me automjet normal, ndërsa të afërmit lëviznin me mjete të blinduara, qoftë babai, qoftë edhe xhaxhai. Kohë më parë, një nga të afërmit e tij që iu bë atentat, u kontrollua nga policia brenda një automjeti të blinduar me dokumente të rregullta.

 

 

Pas kësaj ngjarje, mund të ketë një rizgjim të ngjarjeve kriminale. Viktima nuk ka pasur asnjë skedë kriminale dhe nuk është identifikuar si person problematik. Ka qenë një nga atentatet më të mirëorganizuara, që nga goditja, fikja e dritave e deri tek djegia e automjetit vetëm rreth 2 km larg. Aty nuk ka kamera sigurie. Po hetohet edhe se si është hequr energjia elektrike. Janë mbledhur rreth 50 kamera sigurie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here