Xhemal Loka mohon akuzat: U helmua për shkak të “TikTok-ut”

0
51

Policia e Durrësit ka marrë sërish në pyetje pas arrestimit 45-vjeçarin Xhemal Loka, i cili dyshihet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, 41-vjeçaren Bedrie Loka.

Sipas autoriteve, ai ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes, por në dëshminë e dhënë për uniformat blu ai ka mohuar akuzat

Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok.”– mësohet se ka deklaruar 45-vjeçari.

Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, Xhemal Loka burime për mediat nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se ai ka preferuar të heshtë dhe nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes së ndjerë, Bedrie Loka. Celularët janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Blutë e qytetit bregdetar raportuan një ditë më parë se nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27 dhjetor, Xhemal Loka e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe një armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Kujtojmë se Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës më 2 Janar duke konsumuar fotoksinë, ku shkaku kryesor fillimisht ishte denigrimi në rrjetet sociale. Në emër të saj ishte hapur profile në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. Dyshohet se profilin ia kishte hapur vajza e tezes, e cila ndodhej jashtë shtetit, ndërsa foton ia kishte dërguar një koleg në fasoneri i të ndjerës.

Por, pas dëshmive të fëmijëve dhe vëllezërve të Bedrie Lokës, u dyshua se mund të ketë qenë dhe bashkëshorti që e ka shtyrë drejt vetëvrasjes. Ky i funduit punonte me punë sezonale në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here