Baçi: Sot qytetarët po i tregojnë Ramës se asgjë nuk e mposht PD dhe liderin e saj

0
89

Mes qindra qytetarëve, protetsës së sotme përpara banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi.

Në fjalimin e tij Baçi është shprehur se sot qytetarët duhet të ishin në Fier për të festuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të këtij qyteti, por, sipas tij, regjimi i Ramës e ka detyruar shoqërinë civile të mblidhet për të tubuar kundër politikave të tij antikombëtare.

“Ne jemi këtu e do të jemi këtu çdo ditë çdo ditë në vazhdim derisa ky regjim i Edi Ramës të marrë fund njëherë e mirë. Ne nuk do ta ndalojmë aksionin tonë politik asnjë moment. Është një ditë e shënuar për partinë demokratike në Fier dhe sot duhet të ishim në Fier, të festonim me demokratët dhe qytetarët fierak por regjimi i Edi Ramës na detyron të jemi këtu, në këtë rrugic për t’i treguar atij sëe Partia Demokratike është e madhe, është e fuqishme dhe nuk mund të eleminohet nga një uzurpator, nga një injorant, nga një njeri që thjeshtë dhe vetëm ka zaptuar të gjitha pushtetet dhe deputetët e vet i ka shndërruar në dele. Sali Berisha nuk është individ, Sali Berisha është historia e Partisë Demokratike. Është lideri ynë historik dhe është përfaqësimi ynë 33 vjeçar”, tha Baçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here