Argita Malltezi: Lulzim Basha një kalë i ngordhur dhe mashë e Ramës

0
157

Në një prononcim për A2CNN nga protesta e simpatizantëve të Partisë Demokratike, nën dritaren e shtëpisë ku babai i saj vuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Argita Malltezi komentoi zërat se ajo po fiton një rol të shtuar në kampin demokrat.

Ajo po ashtu bëri me dije se bashkimi i dy grupeve të PD, Rithemelimit dhe atij të drejtuar nga Gazment Bardhi, do të ndodhë shumë shpejt.

Siç e kam thënë dhe më përpara kjo nuk është çështja e momentit. Çështja e momentit është arsyeja pse njerëzit dalin në rrugë dhe kjo është rikthimi i dinjitetit të kështjellës së demokratëve. Unë jam një prej tyre në këtë shesh. PD-ja shumë shpejt do të jetë e bashkuar. Demokratët e vërtetë shumë shpejt do të jenë të bashkuar. Formulat i gjejnë strukturat e PD-së, por unë kam besim se nga ngjarjet që ndodhin kjo do të jetë shumë e shpejtë.

Më tej, Malltezi u ndal te lideri i PD-së zyrtare, Lulzim Basha duke e cilësuar si të mbaruar.

Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here