Nisën prerjen e zgarës së dritares, ja kush janë tre të paraburgosurit e tjerë që po bashkëpunonin me Dan Hutrën për t’u arratisur nga burgu i Fierit

0
51

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në burgun e Fierit, pasi i dënuari përjetë Dan Hutra, në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, kishin thurur një plan për t’u arratisur ng burgu i Fierit.

Mësohet se në dhomën ku ishin të  akomoduar të burgosurit, ishte nisur prerja e sgarës së dritares me mjete të improvizuara, ndërsa në dhomë më pas u gjet edhe një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Tre të përfshirët e tjerë në këtë ngjarje janë Martin Kapllani, banues në Vlorë, të cilit, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, Geraldo Veizaj banues në Vlorë, të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja” dhe Fati Kovaçi, po  ashtu banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Pas ngjarjes, stafi i sigurisë ka kryer kontrolle të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë burgun.

Dan Hutra në marsin e vitit të kaluar ekzekutoi me armë zjarri tre gra, ndërsa kishte planifikuar edhe një vrasje të katërt, plan të cilin nuk e realizoi dot pasi u vu në pranga nga autoritetet policore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here