E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemë

0
109

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Vetriolo-s, pranë Bagnoregio-s në rajonin e Lazios.

Punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar pasi shqiptari nuk ishte paraqitur në punë. Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

“Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbadhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here