Rrjeti publik gjerman/ Lideri i opozitës në arrest shtëpie, e bija flet në emër të tij: Kjo është luftë për liri

0
123

Rrjeti publik televiziv në Gjermani, ARD, në edicionin kryesor Tageschau, i ka kushtuar një raportim zhvillimeve në Shqipëri pas arrestimit të kreut të opozitës shqiptare.

“Mbështetësit e Sali Berishës mbajnë një tubim përpara shtëpisë së liderit të tyre politik në Tiranë. Ata thërrasin: Berisha o hero, gjithë populli ty të do!. Ata po protestojnë kundër arrestit shtëpiak të kreut të opozitës. Por në sytë e tyre, edhe për vetë demokracinë.

Është bukur të shohësh se si qytetarët janë të sensibilizuar për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës; për të mbrojtur idealet e lirisë; për të mbështetur të drejtën kushtetuese të opozitës për të ekzistuar; dhe për të mbrojtur sistemin e drejtësisë në këtë vend”. “Në Shqipëri ka ende qytetarë që refuzojnë vendosjen e një sistemi autokratik, krijimin e një republikë si të Putinit në Rusi apo të Lukashenkos në Bjellorusi”,” raporton rrjeti gjerman.

Në dritare shfaqet Sali Berisha. Ai nuk mund të flasë me ndjekësit e tij. Nuk është shumë praktike sepse apartamenti i tij ndodhet në katin e 13-të. Por asgjë tjetër: Berishës i lejohet të flasë vetëm me familjen dhe avokatin e tij. Kjo u urdhërua nga një gjykatë speciale, përgjegjëse për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kjo do të thotë se në fakt, një pjesë e rëndësishme e opozitës është heshtur, ndërkohë që vajza e Berishës, Argita, flet në emër të babait të saj. Ajo beson se vendi është në një luftë për liri. “Asnjë diktator nuk mund t’i kundërshtojë shpirtrat tuaj të lirë. Nuk ka pranga të sistemit që mund të burgosin lirinë tuaj,” thotë ajo. “Ju jeni misionarët e kësaj lufte që do të përhapet nga kjo rrugicë në të gjitha rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë”,” raporton rrjeti i madh gjerman.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here