Polici që plagosi 26-vjeçarin në Fier del nga spitali, agresori akoma i shtruar

0
87

Shkëlqim Jahelezi, efektivi i Fierit që u godit me grushte mbrëmjen e djeshme, ka lënë spitalin.

Gjendja e tij është përmirësuar, ndërsa hetimet për incidentin po i ndjek AMP-ja.

Në spitalin e Fierit ndodhet 26-vjeçari Daniel Braçi, i plagosur në këmbë.

Ky i fundit teksa drejtonte makinën “Volkswagen” tentoi të futej në një rrugë të bllokuar të qendër të Fierit.

Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia, efektivi qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here