GJL prish vendimin e Apelit, Gjata: Po pengojnë PD-në të rregjistrohet në zgjedhje

0
104

Sekretari i departamentit juridik Çlirim Gjata  e ka komentuar prishjen e vendimit të Apelit nga Gjykata  e Lartë si pengesë nga mazhoranca për të lënë jashtë Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mesditës me Arnold Karriqin në Syri Tv, Gjata u shpreh se legjitimimi i Enkelejd Alibeajt si palë e tretë është shkelje ligjore.S’mund ta pranosh siç pranohet në apel, nuk e parashikon procedura , përkundrazi e ka shfuqizuar këtë procedurë parlamenti 22 vite më parë. Si mund të pranohet një gjë e tillë? Sepse i teket disa gjyqtarëve në apel që duhet të zbatojnë urdhërat e Edi Ramës, të mos lënë opozitës që të rregjistrohet për zgjedhje. Kjo është politikë pastaj, nuk është jurisprudencë. Ç’nevojë ka për gjykatë, lëreni Edi Ramën të vendos ai për këto.Nuk mund të bëjë ankim apo vërtetim fakti një person i cili nuk është palë në gjyq, nuk ka emrin në vendim gjykate. Nëse gjykata e legjitimin personin e tretë ka shkelur ligjin njësoj si gykata e Apelit. Pse e ktheu për rigjykim? Për ta vonuar edhe një vit tjetër. Sa të mbarojë apelin, sa të shkojë në shkallë të parë të gjyqit ne prap s’kemi mundësi të hymë në 2025-ën. Në këtë rast gjykata e lartë është nën shërbimin e mazhorancës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here