Zjarri në Lushnje/ Rreth 40 persona ende të bllokuar në pallatin 12-katësh

0
165

Forcat zjarrfikëse vazhdojnë betejën me flakët në pallatin 12-katësh në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që dyshohet se rreth 40 persona janë ende të bllokuar në apartamentet e tyre.

Zjarri  nisi që prej mesditës së sotme (25 dhjetor), ndërsa në mbështetje të zjarrfikësve të qytetit ka ardhur edhe i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës, të cilët po vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e të gjithë banorëve  të pallatit.

Kujtojmë që zjarri fillimisht ka rënë në katin e tretë, i cili po ashtu shërben si qendër tregtare në një dyqan këpucësh që ka qenë i mbyllur.

Deri më tani dhjetëra persona  janë dërguar në spital me shenja  asfiksimi, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk raportohet për viktima.

 

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje ende aktiv, forcave zjarrfikëse u bashkohet edhe RENEA

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here