Shpërthim tritoli në Lushnje, vetëm dëme materiale

0
220

Lushnja tronditet nga një shpërthimi i fortë me tritol.

Deri më tani nuk raportohen më tepër detaje, por shpërtimi ka ndodhur në banesën e Altin Lamçes në Lushnjë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “18 Tetori”, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale.

Kjo është hera e katërt që i vihet tritol banesës në pronësi të Altin Lamçe, ndërkohë autori dhe arsyeja nuk janë zbuluar në asnjë nga rastet.

Njoftimi i policisë Lushnjë:

“Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here