Bushati shpërthen ndaj Haxhiut: Mënyra se si langaraqët e SPAK janë sjellë me Lapsin, Belerin, Berishën, ma shton frikën

0
658

Analisti Andi Bushati është përplasur me gazetarin Baton Haxhiu në studion e Çim Peka Live, në lidhje me urdhërat politik të SPAK të marra nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që Haxhiu përkrah veprimet antiligjore të SPAK ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, me argumentin se në këtë mënyrë vritet frika e popullit shqiptar, Bushati iu kundërpërgjigj duke theksuar se pikërisht mënyra se si janë sjellë këta prokurorë me Lapsin, me Belerin dhe me Berishën, ja shton frikën shqiptarëve.

‘Mënyra se si këta langaraqët e SPAK-ut janë sjellë me Lapsin, me Belerin dhe Berishën, mua si qytetar i këtij vendi më shtojnë frikën, nuk ma heq sepse ata janë banditë politikë nga mënyra se si po sillen’, u shpreh Bushati.

Debati në studio: 

Bushati: Të gjitha krimet e mëdha në mbarë botën janë bërë në emër të devizës që drejtësia nuk duhet të bëjë drejtësi por ka një mandat më të madh, ka mandat spastrues. Krijimin e elitave të reja që thua ti, hapjen e një epoke të re politike.

Haxhiu: Heqjen e frikës, ky popull është i frikësuar.

Bushati: Jo Baton. Mënyra se si këta langaraqët e SPAK-ut janë sjellë me Lapsin, me Belerin dhe Berishën, mua si qytetar i këtij vendi më shtojnë frikën, nuk ma heq sepse ata janë banditë politikë nga mënyra se si po sillen. Dhe frika në Shqipëri është nisur kur prokurorët dhe gjykatësit kanë vepruar si vegla të politikës dhe jo si profesionistë. Dhe jemi në këtë fazë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here