Pakënaqësi brenda dhe jashtë Amerikës mbi qëndrimin e Biden për Gazën

0
194

Ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sërish, shtyu për sot votimin për një rezolutë që synon të ofrojë më shumë ndihma për banorët e Gazës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po përballet gjithnjë e më shumë me kritika në skenën botërore, për mbështetjen që po i jep fushatës ushtarake të Izraelit.

Ndërsa brenda vendit, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, një numër i madh votuesish nuk e mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden po e trajton konfliktin.

Sipas zyrtarëve palestinezë, njëzet mijë njerëz janë vrarë në Gazë, që kur Izraeli nisi operacionin ushtarak kundër Hamasit.

Pas disa ditë negociatash të vazhdueshme për shmangien e vetos së Shteteve të Bashkuara, të premten Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë për një rezolutë që do të mundësojë shtimin e ndihmave humanitare që futen në Gazë.

Izraeli kundërshton dy dispozita të rezolutës fillestare që kërkojnë që Kombet e Bashkuara të marrin përsipër inspektimin e kamionëve me ndihma dhe ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve.

 

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield shfaqi mbështetjen e saj për përmbajtjen aktuale të rezolutës.

 

“Është një rezolutë që do të sjellë ndihma humanitare për ata që kanë nevojë. Ajo do të mbështesë përparësitë e Egjjiptit për vendosjen e një mekanizmi në terren në shërbim të ndihmave humanitare”, tha ajo.

Ndërsa Izraeli vazhdon operacionin tokësor, mosgatishmëria e Presidentit Joe Biden për të bërë thirrje për armëpushim ka dëmtuar lidhjet e tij me pjesëtarët e komunitetit myslimano-amerikan, të cilët organizuan fushatën “Braktisni Bidenin”.

 

“Ju njoftojmë se Presidenti Biden i ka humbur zgjedhjet e vitit 2024. Ne nuk jemi të pafuqishëm si komunitet. Nuk kemi vetëm para, por edhe vota”, tha Jaylani Hussein, organizator i fushatës kundër Presidentit Biden.

 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby e pranon se ka zemërim.

 

“Ne po dëgjojmë dhe po mundohemi të kuptojmë më mirë të gjitha këndvështrimet e ndryshme. Thënë kjo, asnjë komb nuk duhet të jetojë me kërcënimin që Hamasi paraqet për Izraelin. Asnjë komb nuk duhet të jetojë me atë fqinj”, tha ai.

 

Sipas një sondazhi të gazetës New York Times, shumica e amerikanëve, veçanërisht votuesit e rinj, nuk e mbështesim mënyrën se si Presidenti Biden po e trajton luftën.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here