Flamur Noka: Kemi 3 kryetarë të partive të opozitës që po sulmohen nga drejtësia me komandë e kryeministrit

0
445

Procedura për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, për deputetin demokrat Flamur Noka është dëshmi e qartë se situata politike në Shqipëri është e paprecedentë.

Në një intervistë në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, Noka u shpreh se ky është një inkuizicion politik.

“Kemi Sali Berishën të Partisë Demokratike, Ilir Metën e Partisë së Lirisë që po sulmohet nga SPAK, kemi dhe Fatmir Mediun e PR-së që po sulmohen me urdhër politik të Edi Ramës. Pra kemi 3 kryetarë të partive të opozitës që po sulmohen nga drejtësia me komandë e kryeministrit.

Nuk ka asgjë më shumë se rikthim të burgosjeve politike në Shqipëri.

Fakti që SKAP-i erdhi në Kuvend pa asnjë provë, dhe a e dëgjuat që Ermonela Felaj u shpreh e shqetësuar se Sali Beirsha po mbledh njerëz poshtë parlamentit dhe po mbledh njerëz. Sali Berisha e ka bërë publike që për çdo masë që do kalojë përmes rrugëve ligjore dhe kushtetuese unë do t’i përgjigjem.

Dy janë momentet që e nxjerrin zbuluar që SPAK është instrument politik dhe është nën urdhrat e Edi Ramës.

Ne jemi deputetë dhe Sali Berisha po ashtu, dhe ccdo gjë që e bëjmë e bëjmë duke respektuar Kushtetutën.

Ccfarë i kushtonte atyre që t’i referoheshin Kushtetutës. Ata e shkelin ligjin sepse ata të errësuar nga mllefi ndaj Sali Berisshës, sepse kishte filluar të fliste shumë për incineratorët dhe veccanërisht atë të Tiranës. Po nxirrte prova dhe fakte që SPAK kishte shkelur ligjet…”, u shpreh ndër të tjera, Flamur Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here