Si Veliaj përgënjeshtron veten/ Ekspertja e ekonomisë ironizon: O njish, o artist ç’bën kështu mo se more veten në qafë (VIDEO)

0
376

Brisida Shehaj, eksperte ekonomie, ka ironizuar Erion Veliajn për aferën e inceneratorëve, duke përdorur fjalët që Veliaj përdorte në fillimet e tij si kryebashkiak.

Reagimi i saj vjen pasi Alimehmeti publikoi pamje, se si Erion Veliaj përgënjeshtron veten në lidhje me inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Alimehemeti tregoi se si Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në shtator të 2017, e thotë me krenari se është ai që i ka kërkuar qeverisë inceneratorin e Tiranës, frymëzuar nga suksesi i inceneratorit të Elbasanit, madje e ka kërkuar për të gjithë Qarkun. Ndërkohë, dy ditë më parë deklaroi në një emision se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranë, por se bashkia Tiranë ishte vetëm një kliente e qeverisë.

“O njish, o artist,o grupi, ç’bën kështu mo se more veten në qafë.( cit Veliaj). Me letra e dinim që ke bo si tka dash kokrra qejfit por ti i paske dhënë dhe gojës o grupi. Dhe ky do dorëzohet vetë”- shkruan Brisida Shehaj në Facebook krahas videos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here