Meloni hyn mik te Rama për të marrë edhe refugjatët e Britanisë së Madhe

0
211

Pasi dështoi me hapjen e negociatave me Brukselin, kryeministri Edi Rama u shfaq në Romë.

 

Këtë herë, kryeministri u takua me homologen italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Në qendër të takimit ishte pikërisht çështja e kampeve të refugjatëve.

Rama u shpreh besimplotë se marrëveshja me Italinë do të zbatohet. Ndërsa gazeta britanike Daily Mail shkruan se Edi Rama mund të marrë në Shqipëri edhe refugjatët që shkojnë në Britaninë e Madhe.

Vetë Meloni bëri një postim online, ku konfirmoi se ishte diskutuar për të zgjidhur çështjen e emigracionit të paligjshëm.

 

“Takimi konstruktiv sot në Palazzo Chigi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

 

Së bashku ne ramë dakord për nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Europë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar dhe për nevojën për të intensifikuar më tej bashkëpunimin midis kombeve tona për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore.

 

Ne ritheksuam gjithashtu rëndësinë e arritjes së një stabilizimi përfundimtar të Ballkanit Perëndimor, edhe në bazë të progresit të bërë së fundmi në procesin e zgjerimit në rajonin e Bashkimit Europian,” shkroi Meloni.

 

Edi Rama, kryeministri i kryqëzuar nga e majta europiane, po josh kryeministrat konservatorë në Europë, duke premtuar se do u marrë refugjatët.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here