“Mafia e plehrave”, nuk është vetëm inceneratori, është më shumë

0
297

Nga Akil Kraja
Erion Veliaj ka mashtruar qytetarët e Tiranës në mënyrë sistematike mbi çështjen e ‘plehrave’ të Tiranës. Si ish-anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë në vitet 2015-19, mund të dëshmoj se kemi dhjetëra diskutime, shkresa, denoncime e debate mediatike mbi mega-skandalin e inceneratorit. Dy video ‘kujtesë’ që datojnë 2016 e 2017 dëshmojnë më së miri për këtë gjë.

Mungesë transparence, kosto të fryra, pa-ligjshmëri, mos-aprovim vendimesh në Këshill, janë me dhjetra denoncimet që prekin “paratë” e mafies së plehrave. Më kot. Këshilltarët Bashkiakë që vendosën interesat e qytetarëve mbi gjithçka nuk u vlerësuan dhe nuk u mbështetën në këtë betejë pothuajse nga askush. As nga mediat e as nga brenda opozitës.

Nuk është vetëm ‘inceneratori’. Çështja prek mafien plehrave. Ka të bëjë me landfillin e Sharrës, me riciklimin dhe ndarjen e mbetjeve në burim, me sektorin e ndërtimit, me prodhimin potencial të energjisë elektrike. Ka të bëjë me EcoTiranën dhe me Ndragetën ku nga pala italiane pati të arrestuar. Në Tiranë sigurisht që jo. Ka të bëjë me kontrata konçesionare abuzive që datojnë që nga 2015. Ka të bëjë dhe me vrasje si ajo e Ardit Gjokljat.

Sot, i gjithë opinioni publik sheh nga pas dhe pyet me të drejtë si ka mundësi që një mega-skandal si inceneratori nuk u pengua nga askush? Qindra milionë e qindra vendime. Si ka mundësi që askush nuk i ndaloi dot? Kanë të drejtë. Demokracia lokale nën Erion Velinë është luftuar në këto 8 vite njësoj siç po luftohet sot në nivel kombëtar nga Edi Rama.

Aty ku të drejtat e të zgjedhurëve lokalë apo kombëtarë nuk respektohen, aty nuk ka llogaridhënie.
Aty ku kuvendet lokale apo kombëtare nuk ushtrojnë dot kompetenca hetimore, aty nuk ka ‘check & balance’.
Aty ku ligjet lokale apo kombëtare nuk respektohen nga organet ekzekutive, aty ka vetëm korrupsion.

Aty ky opozita lokale apo kombëtare nuk lejohet të ushtrojë detyrat e saj, aty ka vetëm autokraci.
Sot, si dje, demokracia shqiptare është në rrezik. Mafia e plehrave apo e drogës, sot në Shqipëri mafia po sulmon demokracine si kurrë më parë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here