Dronët e krimit punojnë, por satelitët 6 mln Dollarë të Ramës jo!

0
188

Teksa në vend kanë ndodhur ngjarje të rënda kriminale, nga satelitët monitorues që sipas qeverisë do të sillnin përmirësimin e sigurisë, nuk ka asnjë shenjë.

Në Tetor 2021, kryeministri Edi Rama do të deklaronte nga foltorja e Kuvendit se do të dërgojë në hapësirë dy satelitë. Mbi projektin “përparimtar” do fliste edhe shumë herë të tjera publikisht, duke sqaruar të mirat që do të sillte për vendin. Rama ka artikuluar se satelitët do të kontribuonin në përmirësimin e kontrollit të territorit dhe do jepnin një ndihmë të çmuar në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë. Projekti u finalizua me një kosto rreth 6 milion dollarë, megjithëse pati skepticizëm me zërat kundër që artikuluan se vendi ka probleme më akute për të cilat duhet investuar. Të tjerë, ekspertë të fushës, spjeguan se satelitët kanë shum më pak kapaciteti nga sa kërkonte Rama

Kryeministri ndërkohë ka lajmëruar projekte të tjera HI-TECH, si tendera me inteligjencë artificiale, apo depërtimin e kësaj të fundit në portalin e-Albania.

Ndërsa satelitët tanimë i ka lënë në harresë. Nga Agjencia e Prokurimit Publik është konfirmuar se 6 mln dollarë është vlera e kontratës mes Agjencisë së Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “Satellogic USA” Inc. Të dhënat e tenderit janë mbajtur të fshehta ashtu si po mbahet edhe bilanci i projektit. Deri më tani, mbetet e paqartë se cila është e mira publike e tyre.

Në vend ndërkohë kanë ndodhur ngjarje të rënda për sigurinë si kjo e kësaj të premteje në burgun e sigurisë së lartë Peqin

Disa muaj më parë, qytetarët e Tiranës u terrorizuan teksa policia njoftonte se Dan Hutra, një ish i burgosur, endej i lirë pasi kishte vrarë tre gra me armë zjarri dhe plagosur një tjetër. Për orë të tëra policia nuk arrinte dot ta lokalizonte. Satelitët për të cilët Rama kishte premtuar se do të sillnin një mjedis më të sigurt, nuk ndihmuan.

Këtë të premte, një i burgosur ekzekutoi me armë zjarri një tjetër  brenda një burgu të sigurisë së lartë. Siguria e institucionit dështoi. Situata alarmante kaloi në grotesk falë ministrit të Drejtësisë
Manj i cili kishte njoftuar para krimit se Sokol Mjacaj – i burgosuri që kreu vrasjen – do të futej nën regjimin e rreptë “42 Bis”. Në vend të kësaj, ai vrau një person dhe plagosi një tjetër.

Një nga dyshimet paraprake të hetuesve është se pistoleta e përdorur në krim, është futur në burg përmes një droni.

Satelitët ndërkohë, ashtu si në të tjera ngjarje të rënda kriminale të ndodhura së fundmi, nuk ndihmuan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here