Vrasje brenda në burg/ A duhet të dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve?!

0
719

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedent për sistemin e burgjeve në Shqipëri ka ndodhur sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

 

Një prej të burgosurve, dyshohet Sokol Mjacaj, ka arritur të sigurojë një armë zjarri tip pistoletë të cilën e ka përdorur për të vrarë një të burgosur tjetër, Arben Lleshi dhe duke plagosur Indrit Shaqjan.

 

Dyshohet se gjatë ngjarjes ka patur edhe pengmarrje të stafit të burgut, teksa është raportuar se u mbajt peng kuzhinieri i burgut.

Paraprakisht dyshohet se Mjacaj është porositur për të vrarë Arben Lleshin. Ndërsa arma e zjarrit mendohet të jetë futur me dron. Megjithatë detajet e sakta mbeten ende të paqarta pasi informacioni që del nga burgu është tepër i limituar.

 

Pyetja që vetiu ngrihet tashmë është:  A duhet të japë dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Admir Abrija, pas këtij dështimi spektakolar të sigurisë në burgje?

 

Ngjarja tragjike u mbyll me 1 viktimë dhe 2 të plagosur, ndërsa drejtoria e burgjeve u mundua ta fshehë si ngjarje, duke mos lëshuar informacion, teksa i vetmi njoftim që lëshoi ishte duke u munduar ta kamuflojë ngjarjen si tranferimi të autorit Sokol Mjacaj në regjimin 41/Bis.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here