Sejamini: Për Arben Ahmetajn SPAK pyeti edhe pastruesen dhe rojen, po Veliaj pse nuk hetohet?!

0
256

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për aferën e inceneratorit dhe arrestimin e dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës. Ne kemi një grup, që te inceneratorët në Elbasan dhe Fier, kanë vjedhur. Nëse në Tiranë ka ndodhur e njëjta gjë, sa shanse ka të mos e ketë ditur Veliaj? Zero.

Me veprimet banale që kanë bërë ata, të vërtetuara, sa janë gjasat që ky grup kriminal, në Bashkinë e Tiranës, të kenë zbatuar ligjin dhe ka vetëm një inxhinier aty…
Imagjinoni, po flasim për 600 milionë euro, dhe kryetari i bashkisë dhe kryeministri janë indiferentë ndaj këtij biznesi?

Zoti Ahmetaj, akuzohet vetëm për pasurinë, kanë pyetur pastruesin, arkitektin, rojen e fshatit, çdo njeri të mundëshëm. Kurse këtu… Po them që pse këtu nuk bëhen të njëjtat hetime?

Në një proces, drejtësie ka prova dhe gjykim dhe arrihet në konkluzion.  Ka raste kur bëhen gabime. E vetmja gjë që të kemi besim te drejtësia, është procedura. Ka edhe njerëz të dënuar në SHBA për vrasje dhe pastaj analizat e ADN dhe i nxjerrin të pafajshëm. Pra drejtësia varet nga standarti dhe procedura. Përshembull Ilir Meta po hetohet për një kompani që ka mbledhur borxhet e CEZ, ndërkohë tre kompani të tjera kanë bërë të njejtën gjë dhe nuk hetohen.

Nëse ne sot me SPAK, konstatojmë se po e përdor politika, unë e di si përfundon kjo histori, te drejtësia që kemi patur më parë. Edhe SPAK është pushtet dhe i duhet kërkuar llogari.

Erion Veliaj është njeri shumë shumë shumë i pushtetshëm. Biznesi kryesor sot në Shqipëri është pastrim i parave të drogës, i cili shumica bëhet me ndërtimet. Janë ndërtuar miliarda euro vlerë ndërtimesh. Të gjitha me firmën edhe të zotit Veliaj. Një pjesë kanë ardhur duke tjetërsuar parkun e liqenit, do të fillojë dhe garda, etj. Të gjithë këto vendimet kanë patur si hallkë edhe zotin Veliaj. Jam dakord që është Rama, por edhe Veliaj ka pushtet të jashtëzakonshëm. Me këtë lloj pushteti, edhe një drejtor drejtorie në Bashki është i pushtetshëm.

Nëse rrëzohet Veliaj, dëmtohet në mënyrë të pariparushëm pushteti i Edi Ramës”, tha Sejamini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here