Prokuroria kërkon 5 vite burg dhe 200 mijë dollarë gjobë për McGonigal

0
330

Një gjykatë në Nju Jork pritet të japë vendimin sot për agjentin e diskredituar të FBI, Charles McGonigal, për atë që njihet si dosja ruse e tij.

McGonigal, dikur një agjent i lartë i FBI, akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij për të ndihmuar një oligark rus, të afërt me Vladimir Putinin.

McGonigal ka ndikuar që oligarku Oleg Deripaska të dalë nga lista e zezë e sanksioneve amerikane.

Nga ana tjetër, McGonigal ka pranuar se ka punuar për të futur një rival të Deripaskës, në listën e zezë të SHBA.

Në shkëmbim, Deripaska e paguante McGonigal me 41 mijë dollarë në muaj, ndërsa 51 mijë dollarë i kishte marrë paraprakisht.

Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg dhe 200 mijë dollarë gjobë për McGonigal.

55-vjeçari e ka pranuar fajin, duke shmangur kështu një gjyq që mund të sillte akuza që do e dënonin deri në 80 vite burg.

Në fillim të vitit tjetër, McGonigal pritet të dënohet edhe për atë që njihet si dosja shqiptare.

Në këtë dosje, i implikuari kryesor është kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here