SPAK mban prej 9 orësh gazetarin Elton Qyno: Trego burimin e lajmeve të tua!

0
366

Prej orës 11:00 të kësaj të mërkure SPAK kërkon nga gazetari i Ora News, Elton Qyno të nxjerrë burimin e informacioneve të publikuara prej tij. Ora News raporton se ai këmbëngul duke i qëndruar parimit se “burimi nuk tregohet”. Sipas të njëjtave burime SPAK ka ushtruar kontroll në banesën e gazetarit, në sy të fëmijëve. Siç duket edhe në foto, poshtë banesës së gazetarit qëndron edhe makina e BKH-së.

Ndërsa në redaksinë e televizionit Ora News kanë shkuar ekspertë të BKH-së që kanë kërkuar të hapin kompjuterin e gazetarit. Në një situatë të paprecendentë, prokurori Behar Dibra kërkon të dijë burimin e gazetarit me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Qynos i është kërkuar emri i personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni. Atij po i kërkohet të dorëzojë edhe telefonin celular.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here