Osmani: Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen

0
170

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ajo ka thënë se këto masa janë të padrejta.

Osmani në një postim në platformën “X” ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesa për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të shkojnë!” – ka shkruar Osmani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here