SKANDALI/ 150,000 m2 në Tiranë pa leje, Veliaj me “inceneratorin” thau liqenet

0
304

Deputetja Monika Kryemadhi ka firmosur këtë të martë një kallëzim të ri penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës, të cilin tha se do e depozitojë në SPAK.

 

Ajo ka publikuar gjatë një konference me gazetarët pamjet satelitore sesi është tjetërsuar një sipërfaqe prej 150,000 m2 sipërfaqe toke pranë vendit ku duhet të zhvillohej inceneratori i Tiranës.

Pamjet nga Tetori 2019 të krahasuara me ato të Nëntorit 2023 tregtojnë se sipërfaqja në pronësi të Bashkisë së Tiranës është lejuar të tjetërsohej pa leje, duke tharë lumenjtë dhe liqenet që ndodheshin brenda saj, për të depozituara inerte nga pronarët e inceneratorit.

Dherat janë hedhur aty nga kompanitë e ndërtimit, të cilat i kanë paguar pronarëve të inceneratorit të Tiranës më shumë se 60 milionë euro taksa, si kusht për të depozituar mbetjet që dilnin nga hapja e kantiereve të reja në kryeqytet.

 

Mirëpo, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj nuk ka marrë asnjë masë, duke lejuar shkatërrimin e plotë të sipërfaqes prej 150,000 m2, pranë vendit ku kishte marrë leje kompania që do ndërtonte inceneratorin e Tiranës. Edhe vetë ky i fundit, pavarësisht se ka marrë miliona nga buxheti, nuk ekziston.

 

“Këto janë matjet satelitore që ne kemi përdorur. Pra e shikoni, në Korrik 2019 kemi liqeni, kodra, pyje. Shikoni sesi janë zhdukur. Liqenet bëhen tokë dhe toka bëhet mal. Këto janë të gjitha dhera të depozituara nga firmat e ndërtimit, jashtë inceneratorit dhe jashtë pikave të koordinatës së inceneratorit.

 

Janë 15 hektarë tokë e Bashkisë së Tiranës, të zaptuara. Madhësia e sipërfaqes është sa 30 fusha “Air Albania”. Në bazë të Nenti 19 të kontratës, në bazë të penaliteteve, Koncesionari nuk i paguan shtetit 8.5 milionë euro penalitete”, u shpreh Monika Kryemadhi.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here