Kryemadhi denoncon: Inceneratori i Tiranës paguhet nga shteti pa u monitoruar kontrata !

0
212

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka denoncuar me fakte të reja aferën e inceneratorit te Tiranës, fakte që implikojnë kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në një konferencë me gazetarët, Kryemadhi tha se inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë Euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit.

Ajo shton se ka qenë Veliaj ai i cili i ka detyruar ndërtuesit që dherat e prodhuara nga ndërtimi, t’i çojnë tek inceneratori.

“1. Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti I parë I marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.

2. Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli I koncesionarit ka qenë përfitimi I pagesave dhe jo realisht depozitimi i dherave”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi tha se inceneratori i Tiranës paguhet nga shteti pa u monitoruar kontrata.

“Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari. Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar”, pohoi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here