Jep verdiktet grupi B i Champions League, Arsenali në vend të parë, Sevilla jashtë Europe

0
233

Grupi B i UEFA Champions League ka dhënë verdiktet perfundimtare. Barazim 1-1 në Holandë mes PSV dhe Arsenal. Anglezët realizuan të parët me Nketiah, ndërsa Vertessen u kundërpërgjigj.

2-1 përfundoi Lens-Sevilla në Stade Bollaert-Delelis (Lens) . Frankoëski me penallti i dhuroi avantazhin djemve të Haise, sakaq Ramos po me 11 metërsh vendosi ekuilibrat. Goli i Fuliginit në fund, nderoi Lens.

Kështu, sa i takon renditjes përfundimtare, Arsenali kualifikohet si vendi i parë i grupit me 13 pikë. Në raundin tjetër të Champions është edhe PSV me 8 pikë.
Po 8 pikë ka edhe Lens po shkon në Europa League, ndërsa Sevilla eliminohet nga kompeticionet europiane.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here