Bardhi: Mazhoranca po na provokon, asnjë kërkesë nuk do pranohet pa u plotësuar kushtet e opozitës

0
256

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me shkresën që SPAK i dergoi Kuvendit ku i kërkon autorizim për ashpë7rsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, për çështjen e ish-kompleksit Partizani.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Bardhi u shpreh se voton çdo kërkesë të SPAK në përputhje me Kushtetutën, por në radhë të parë duhet që mazhoranca të plotësojë kërkesat e opozitës, ose në të kundërt aksioni i tyre në Kuvend do të vazhdojë.

Bardhi: Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e SPAK. Kishim humbur besimin se e dinte adresën e Kuvendit, se e dinte detyrimin kushtetues që për t’i hequr lirinë një deputeti do të duhej të merrte autorizim. Shkresa që kemi lexuar nga media që e njeh Kuvendin dhe do të duhet t’i drejtohet kësaj godine që kushtetuta i ka njohur pushtetit për të autorizuar çdo masë ndaj një deputeti. Sa i përket votimit, bie dakord të gjithë qëndrimi ynë dhe i Berishës voton pro çdo kërkese nga SPAK në përputhje me kushtetutën. E ftoj Ramën t’i përmbushë kërkesat e opozitës që të kemi mundësi për t’u rikthyer në një seancë normale dhe të marrin pjesë në plotësimin e kësaj kërkesë. Por i bëj thirrje Ramës të plotësojë kërkesat që ka opozita që ne të jemi në seancë. Pa diskutim që do të marrim pjesë. Në rast të kundër asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni që ka nisur në parlament.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here