Sepse liria është instikt, jo negociatë diplomatike

0
260

Nga Gent Strazimiri:

Ata që e bënë këtu e 33 vjet më parë, ishin të pangrënë, të paveshur … të paditur!

Nuk mblidheshin e koordiheshin me whatsapp, viber, tik-tok, facebook, e as promovoheshin me instagram!

Sallat e tyre ishin sheshet, livadhet, e në rastin më luksoz stadiumet!

Nuk kishin “këshillëtarë” e aq më pak diplomatë që t’i ndihmonin e, më i miri prej tyre fliste një anglishte krejt bazike…

Nuk shkuan në asnjë ambasadë përpara se të derdheshin në sheshe, të betuar të mos ktheheshin në shtëpi pa kryer punë…

E bënë me gjuhën, këshillën dhe arsyen e zemrës, kur çdo sensor racionaliteti e ç’këshillonte…

U frymëzuan nga këngët patriotike, nga vargje të thjeshta me muzikë edhe më të thjeshtë, por që burimin e kishin patur nga zemra që kërkonin njësoj liri, pavarësisht se shumë dekada më parë!

Bënë mrekullinë, atë të paimagjinueshmen!

E bënë SHQIP, me Shqipërinë në zemër!

Sepse liria, njësoj si Shqipëria folenë e ka në zemër e jo në seli ambasadash!

GËZUAR JU NJERËZ TË LIRË ME LIRINË E SHQIPËRINË NË ZEMËR!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here