Korçës i ikin turistët, vetëm 83 mijë vizitorë në 10 mujorin e parë të 2023

0
307

Ulet numri i turistëve në qytetin e Korçës, kështu rezulton nga shifrat për 10 mujorin e parë të këtij viti. Nëse në periudhën e një viti më parë numri ka qenë mbi 300 mijë këtë vit shifrat e paraqitura në takimin e organizuar nga prefektura ditën e sotme, kjo shifër ka qenë 83 mijë.

Prefekti i qarkut Korçë është Nertil Jole tha se fokusi kryesor ngelet ne rritjen e numrit të turistëve në rangu qarku. Edhe për nënkryetaren e bashkisë Korçë Benila Themeli fokusi tashmë është që Korça të vijë si një ofertë rajonale dhe jo vetëm si qytet

Qytetet që kanë shënuar rritje këtë vit në numrin e vizitorëve dhe turistëve rezulton Pogradeci nga 250 mijë një mbi 440 mijë, Kolonja dhe Maliqi po ashtu kanë shënuar rritje.

Në total i gjithë Qarku i Korçës ka pasur 612 166 turistë në periudhën janar-tetor 2023.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here