“Arrestimet e SPAK 5 muaj me vonesë”/ Këlliçi: Do sjellim dokumente dhe prova të reja !

0
213

Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi, në një konferencë për shtyp, thotë se arrestimet e kryera nga SPAK ditën e djeshme për aferën e inceneratorit të Tiranës janë të paktën 5 muaj me vonesë. Sipas tij, SPAK-ut ju deshën 5 muaj që të dërgonte kërkesat për arrest kur lidhjet korruptive të këtyre individëve me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin i kanë pasur të faktuar dhe pasqyra.

Këlliçi thotë se provat janë marrë në dy kqyrjet që i janë bërë kompjuterit të Klodian Zotos në Mars dhe Prill të vitit 2022.

Këlliçi paralajmëroi se do të vazhdojnë denoncimin e kësaj afere me dokumente dhe prova të reja.

“Arrestimet e kryera nga SPAK ditën e djeshme janë të paktën 5 muaj me vonesë pasi lidhjet korruptive të këtyre individëve ndaj të cilët dolën urdhërarrestet i kanë pasur të faktuar dhe pasqyrohen në vendimin e muajit Korrik të GJKKO-së. SPAK-ut ju deshën 5 muaj që të dërgonte kërklesat për arrest kur lidhjet korruptive të këtyre individëve me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin I kanë pasur të faktuar dhe pasqyra. Provat janë marrë në 2 kqyrjet që I janë bërë kompjuterit të Klodian Zotos në Mars 2022 dhe Prill të vitit 2022. Do të vazhdojmë denoncimin e kësaj afere me dokumente dhe prova të reja.”, tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here