Anijet fantazëm në Vlorë/ Këlliçi: Afera 64 mln dollarëshe e inceneratorit të dytë! SPAK të reagojë !

0
83

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka folur mbi aferën e anijeve gjenerator në ankoruara në Portin e Vlorës, të cilat nuk janë ndezur asnjë minutë që kur janë marrë.

I ftuar në Syri TV, Këlliçi theksoi se kjo është afera 64 mln dollarë e ‘inceneratorit të dytë’, ndërsa i ka bërë sërish thirrje SPAK-ut të reagojë.

Këlliçi: Dua të kthehem te afera e inceneratorit të dytë, e anijeve fantazëm që janë në Vlorë, 64 milionë dollarë aferë, e cila sot që ne flasim, për hir të një situate emergjence energjetike, u morën 2 anije me një shpejtësi skëterrë, u sollën në Portin e Vlorës, të cilat sot nuk janë ndezuar asnjë minutë. Kanë kaluar 3 javë sot që ne flasim nga denoncimi publik nga thirrja publike që i është bërë SPAK për të reaguar për këtë çështje, është nën dritën e diellit e gjithë afera e shpjeguar e zeza mbi të bardhë, e shpjeguar, kemi dalë në konferencë shtypi nga PD-ja, i kemi dërguar mediave, i kemi bërë thirrje SPAK të nisi hetimet, asnjë reagim nuk ka. Nëse kujtojnë se po lodhemi, e kanë kanë gabim, ne do të vazhdojmë të bëjmë punën si Parti Demokratike, si anëtarë të opozitës, si qytetarë të këtij vendi në mbrojtje të interesit publik dhe këta të vazhdojnë të bëjnë shoë për të ndryshuar komisionet hetimore, se me logjikën e këtyre janë të interesuar që të mos abuzohet me paratë publike dhe kanë gjetur parregullsi në ligjin aktual, dhe prandaj nuk duan të ngrejnë komisionet. A ka budalla që e ha këtë? Këta janë disa hajdutë banal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here