Armëpushimi mori fund, Izraeli rifilloi sulmet në Gaza. OKB ngre alarmin për situatën në Lindjen e Mesme: Gabim i rëndë!

0
202

Teksa ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Gaza dhe militantët e Hamasit lëshuan sërish raketa drejt Tel Avivit, agjenci të ndryshme ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për fundin e armëpushimit në Lindjen e mesme.

Francesca Albanese , Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Territoret e Pushtuara Palestineze, tha për BBC se përfundimi i armëpushimit ishte një “gabim i rëndë”.

“Është e papërgjegjshme duke pasur parasysh katastrofën humanitare në të cilën ndodhen njerëzit në Gaza”, tha ajo.

E pyetur se cila mendonte se ishte zgjidhja më e mirë për të ecur përpara, ajo tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të ushtrojë lidership në respektimin e ligjit ndërkombëtar si e vetmja rrugëdalje e mundshme, në interes të izraelitëve dhe palestinezëve”.

 

 

Albanese tha se për të lejuar çmilitarizimin e Hamasit dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite, duhet të ketë një operacion të pavarur paqeruajtës në territoret e pushtuara palestineze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here