Shpërthim me tritol jashtë ambienteve të një lokali, çfarë ndodhi orët e para të mëngjesit në Tiranë ?

0
148

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesin të kësaj të marte në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi Armand Xhaferraj, 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën “Sali Butka”.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, teksa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here